Mësohet pse u shkarkua Rashit Qalaj nga detyra

Kreyminsitri Avdullah Hoti ka caktuar ushtrues detyre Samedin Mehmetin, në vend të Rashit Qalajt, i cili u shakrkuar pak më parë nda detyra e drejtorit të policisë, shkruan Gazeta Metro.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.

Aty theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.