Më në fund, zbulohet kur do të lansohet hiti i Gjestit “Veshu Ndrequ”

Gjesti ka konfirmuar zyrtarisht se kënga e tij më e re, “Veshu Ndrequ”, do të publikohet më 30 maj.
Projekti i shumëpritur ka marrë vëmendje të madhe që para lansimit, duke u bërë viral në rrjetet sociale vetëm nga disa fragmente të publikuara në InstaStory dhe TikTok.
Përmes një postimi të fundit, Gjesti ka ndarë disa sekuenca nga videoklipi i këngës, duke ndezur edhe më shumë interesin e publikut. Pamjet tregojnë një atmosferë dinamike, duke lënë të kuptohet se po vjen një super hit veror.

Veshu Ndrequ” duket se do të jetë një kombinim i energjisë tipike të Gjestit.