Me çizme dhe me banorët, i pari i komunës në terren pas përmbytjeve

Suhareka është një nga komunat e dëmtuara nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet. I pajisur me çizme, kryetari bashkë me banorët po tentojnë të hapin rrugë alternative.

“Duhet ta kemi kujdesin e duhur që qarkullimi të mbetet vetem për raste emergjente”, shkruan kryetari në njoftim./Indeksonline/