Mbi 600 mjek e infermierë të infektuar me COVID në Kosovë

Puna që janë duke ushtuar mantel bardhët në Kosovë në luftën kundër koronavirisit nuk është aspak e lehtë.

Brenda me pak se një jave tre mjekë kanë humbur jetën nga COVID 19.

Vetëm të premten është raportuar që 2 mjekë të prekur nga ky virus kanë vdekur.

Duke u munduar që shërojnë qytetarët, qindra zyrtarë shëndetësore janë infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Mbi 600 mjek e infermierë janë të prekure me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kovës, Blerim Syla.

“Numri aktiv i te infektuarve mjek dhe infermier mbi 420 pa llogarit sektorin privat dhe ata te cilët janë shëruar pra në total te prekur mbi 600. Nuk kemi te dhen për te vetizoluarit.”, ka thënë Syla.

Poashtu edhe në barnatoren qendrorë janë të infektuar rreth 9 persona, shkruan Gazeta Infokus.

Syla ka bërë të ditur se gjendja e këtyre personave të infektuar është relativisht e mirë.

Në Kosovë deri me tani janë të prekur nga koronavirusu 6 mijë e 467 persona, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.