Mbi 323 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 323.423, prej të cilëve 2.497 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të infektuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 188.833, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18.083.695.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,54 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në afro 232,61 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,84 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Neë York, me gjithsej 36.313 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,03 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,21 milionë.