Mbi 1,600 raste të reja e disa të vdekur nga Covid-19 në Gjermani

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,630 raste të reja me Covid-19.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 258,480 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe pesë viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 9,347.

Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe, transmeton Express.