MACRON SHPALL MASAT EKSTREME ANTI-COVID

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se “Vala e dytë e COVID-19 është këtu”.

Ai shpalli izolim nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit në metropolet kryesore të Francës.

Po ashtu, Macron, kërkoi nga qytetarët francez që të respektojnë masat anti-COVID, duke vendosur maskën kudo që janë.

Personat që nuk respektojnë udhëzimet shëndetësore do të dënohen me 135 euro, njofton Insajderi.

“Ne jemi një komb i qytetarëve mbështetës. Ne nuk mund ta kalojmë këtë nëse të gjithë luajnë pjesën e tyre. Kam nevojë për secilin prej jush. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Dhe ne do ta kalojmë këtë së bashku”, ka shkruar ndër tjerash Macron. /Insajderi.com