Luis Enrique ka komentuar shortin për kualifikimet në Kupën e Botës që u hodh para disa orësh në Zvicër.
Ai u shprehë se disa nga kombëtaret që janë në grup nuk i njeh.
“Një short normal, me disa kombëtare që nuk i njoh dhe me disa që i njohim tashmë. Me pak eufori që ta shohim se çka do të thotë të kualifikohemi për në Kupë të botës dhe ky është qëllimi pa asnjë dyshim”
“Suedinë e njohim pasi jemi takuar në kualifikime për Kampionatin Evropian, tash ne do të takohemi në grup përsëri”, ka deklaruar Enrique.