Lirak Çelaj shkoi në ‘Debat Plus’, PDK i reagon ashpër RTV Dukagjinit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pasi anëtari i kësaj partie Lirak Çelaj ka shkuar si mysafir në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjin. PDK thotë se Çelaj nuk është dërguar nga partia dhe rrjedhimisht nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare.

Me anë të një njoftimi për media, PDK ka thënë vazhdon ta bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij.

 

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale”, thuhet në njoftim.

Tutje PDK ka falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në fund të njoftimit.