Ligji për Qeverinë parasheh 15 ministri dhe 40 zëvendësministra

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se ka përfunduar konsultimi për Projektligjin për Qeverinë.

Në këtë projektligj, Tahiri tha se Qeveria do t’i ketë 15 ministri dhe vetëm 40 zëvendësministra.

Nga data 7 deri më 29 kemi pasur ligjin për qeverinë që për neve është shumë i rëndësishëm dhe sipas nesh ka dal shumë i suksesshëm ku kemi marrë mbështetje nga shumë organizata dhe ambasada. Numri i të gjithë komenteve nuk dihen saktë sepse kanë vazhduar të vijnë Komentet nga konsulltimi publik lidhet me numrin e ministrive, ne kemi parë më ligj që të kemi 15 ministri, pastaj zëvendëskryeministrat kemi paraparë 3 dhe te tretë të jenë më protofol”, tha ai.

Ndërkaq për numrin e zëvendësministrave, Tahiri është shprehur se me ligjin e ri do të jenë 40 por që do të vendoset se në cilat dikastere do të ketë më shumë.