Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një debat të fortë mes Eglit dhe Rozana Radit, i cili tensionoi atmosferën në studio.
Përplasja mes tyre u zhvillua me tone të larta, ndërsa të dyja vazhdonin të debatonin pa u ndalur.

Teksa situata po bëhej gjithnjë e më e ndezur, prezantuesi Ledion Liço iu drejtua Gjestit, duke i kërkuar mendimin e tij mbi ngjarjen.

Megjithatë, Egli ishte ende e përfshirë në debatin me Rozanën, duke e shpërfillur ndërhyrjen e Ledionit.

Ky moment bëri që Ledion Liço të humbte durimin, duke thirrur me zë të lartë: “Egliiiiii!” – një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe ndjekësit e spektaklit.

Nga rubrika

Back to top button