LAJMI FUNDIT: COVID-19 i merr jetën këngëtarit të njohur shqiptar Kujtim Prodani

Është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19, këngëtari i njohur Kujtim Prodani. Ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë publik familjarët e tij. Prodani është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Ai ishte autor i disa këngëve shumë të dashura për publikun shqiptar.