LAJM I HIDHUR, Vdes Valentina Ibrahimi, 24 vjeçarja

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar pas vdekjes së 24 vjecares nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila po trajtohej nga leukemia në Turqi. Ai ka bërë thirrje që të ndërtohet një spital për leukemi në Kosovë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka falënderuar qytetarët që e kanë ndihmuar.

“Shpresë patëm shumë. Mora lajmin se Valentina paska ndrruar jetë. Kishim shpresë që nesër a pasnesër të përfundojë e gjitha, por nuk e caktojmë ne fatin. Të dashur njerëz e di që do ta përjetoni rëndë këtë lajm, e di që jeni prekur. Një vajzë e re 24 vjece”, tha Labi.

Ai tha se i vetmi mobilizim që duhet të bëhet është humanizmi.

“Qe 20 vjet nuk kemi spital. Bëjeni një. Bëjeni sa nuk ju ka vdek ndonjë anëtarë i familjes bre dreqi e marrtë”, tha ai.

Sipas tij nuk është e drejtë me kërkua ndihmë familjet.

“Nuk e di se ku do të shkojë veç thirrja jem është e rëndësishme”, tha Labi.

Labi është një prej një prej njerëzve që ka ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për shërimin e Valentina Ibrahimit.