Lajm i fundit: Presidenti Thaçi sot ateron në Shqipëri

Presidenti Hashim Thaçi, pas intervistimit maratonik nga Gjyka Speciale, sot do rikthehet në Republikën e Kosovës.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Thaçi do të aterojë në Shqipëri, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Burimet i kanë thënë IndeksOnline-it se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhje presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në ora 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

 “Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm” ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.