Laerti tha se është grek, reagon ashpër Stresi: “Që je shenja B-së këtë e dimë, por…”

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar serish ndaj zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” duke shprehur hapur pakënaqësine e tij për një nga banorët aktualë, aktorin Laert Vasili.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Stresi ka ndarë një video-intervistë të realizuar disa vite më parë,

ku Laerti deklaron se eshtë me origjinë greke.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të fortë nga ana e reperit, i cili nuk ka kursyer kritikat:

“Nuk ke faj ti, por ata që të votojne”, shkroi ndër të tjera Stresi, duke e shoqeruar postimin me tone të ashpra ndaj aktorit.

Nga rubrika

Back to top button