Labinot Tahiri revoltohet pse u ndalua muzika pas orës 21, thotë se Armend Zemaj ia ka…

Përmes një shkrimi në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri është drejtuar me fjalë fyese ndaj ministrit të Shëndetësisë. Armend Zemaj.

Duket se as vetë Labi nuk i ka besuar teorisë së tij se “s’ka virus”, pasi tani po thotë se “virusi është zhdukur”.

 Megjithatë, në statusin e tij në Facebook, Tahiri i është drejtuar zemajt me fjalë fyese, duke e quajtur edhe “ministër i çiftelisë e defave”.

“Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!  Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!”, ka shkruar Tahiri.null

Krejt këto komente Tahiri i ka bërë pasi Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr ngas Armend Zemaj, në masat e reja anti-covid, ka zgjatur orarin e lokaleve të gastronomisë, por ka marrë vendimin që muzika në këtë lokale të ndalet në orën 21:00.