Ky është punëtori që vdiq sot nga shembja e dheut në Veternik

Punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Veternik është Fatlum Haradini.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.

Me pikëllim të madh, ju njoftojmë se sot, pas një aksidenti në punë, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Fatlum Xh. Haradini, thuhet në njoftimin e familjes.

Detajet lidhur me ditën dhe orën e varrimit do të bëhen të ditura në vijim.

Nga rubrika

Back to top button