Ky është konkurrenti i Arben Vitisë për postin e ministrit të shëndetësisë

U.D e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 22 Mars si datë konstituive të Kuvendit.

Përderisa tashmë është raportuar se Osmani dhe Kurti kanë arritur marrëveshje për postin e kryekuvendarit, e që pritet të jetë Glauk Konjufca, ende po diskutohet ministri i ardhshëm i shëndetësisë.

Siç mëson Politika Jashtme favorit kryesor mbetet Arben Vitia. Ish-ministri në qeverisjen VV-LDK kishte qenë një nga figurat që kishte krijuar simpati tek njerëzit për shkak të frymës që përfaqësonte.

Megjithatë, duket se konkurrent i fortë i tij pritet të jetë Haxhi Avdyli. Kandidati nga Lista “GUXO” arriti të marrë numrat e nevojshëm për të siguruar një ulëse në Kuvend, teksa është një nga dy emrat e mundshëm për ministër të shëndetësisë.

Gjithsesi, e tëra pritet të konfirmohet ditëve në vijim. | Politika Jashtme