Ky është i riu nga Podujeva që humbi jetën dje në aksident, kishte ardhur nga Gjermania për pushime

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në  autostradën “Arbën Xhaferi”, ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua.

Indeksonline mëson se i riu që humbi jetën është Labinot Hasani, nga fshati Dumnic i Komunës së Podujevës.

 I ndjeri ditë më parë kishte ardhur në Kosovë për pushime, nga Gjermania.