Kurti e Osmani nisin sot konsultat për krijimin e Qeverisë së re

Dy liderët e partive opozitare,  Enver Hoxhaj  partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së sot do të takohen me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit Albin Kurti e Vjosa Osman për të biseduar rreth krijimit të institucioneve të reja.

Kurti e Osmani e kanë ftuar në takim edhe kreun e LDK-së, por meqë kjo parti tek dje zgjodhi kryetarin e saj ata nuk do të shkojnë në takim.

Në një përgjigje për Gazetën Online “Repoteri.net” nga kjo parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Reporterin se në takim do t’i bëjnë të njohura qëndrimet rreth formimit të insitucioneve.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Bytyçi.

Përgjigje pozitive për takimin me fituesin e zgjedhjeve kanë dhënë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kjo parti.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve tendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e AAK-së.

Lideri i VV-së e Osmani u kanë dërguar tri letra liderëve të PDK-së, LDK-së e AAK duke u kërkuar takim me qëllim të konsultimit për formimin e institucioneve.