‘Kosovës i janë ofruar 1 milion vaksina, 15 euro doza’

Tema kryesore e këtyre ditëve ka qenë mungesa e vaksinave antiCovid, ndërsa është raportuar se Kosovës i janë ofruar një milion doza nga AstraZeneca me çmim 15 euro, shkruan Gazeta Metro.

Mbrëmë në emisionin ‘Debat Plus’, moderatori Ermal Panduri ka bërë të ditur se Kosovës i janë ofruar vaksina AstraZeneca me çmimin 15 euro copa.

Ndërsa këtë e ka komentuar edhe gastronomi Ardian Hoxha, i cili ka ka thënë se nëse Qeveria nuk ka para për t’i blerë dyfishin i paguajmë ne.

“Dyfishin e paguajmë ne bizneset, nëse Qeveria nuk ka para për të blerë vaksina”, ka deklaruar Ardian Hoxha nga Shoqata e gastronomëve.

Ndërsa Berat Rukiqi ka deklaruar se qeveria ka thënë se buxheti për vaksinat nuk mungon por janë proceduara tjera që nuk po ua lejojnë mundësinë të blejnë më shumë vaksina.

Rukiqi thotë se pa imunizim të qytetarëve nuk mund të ketë imunizim të ekonomisë.