Kosova tronditet nga katër vrasje të rënda brenda tre ditëve, kërkohen masa të menjëhershme për kontrollin e armëve

Vrasjet tragjike ngjallin shqetësime për sigurinë publikeEkspertet tregojnë se çfarë masash duhet të ndërmerren për parandalimin e vrasjeve
Kosova gjatë ditëve të fundit u përball me tre raste tragjike, dy prej të cilave ndodhën në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa një tjetër në Prishtinë.
Të dielën në mbrëmje, u vra një 19-vjeçar nga moshatari i tij. Bëhet fjalë për vrasjen e Ardit Zymerit nga B.D.
Ndërkaq, ende pa kaluar 24 orë nga ky rast tragjik, ndodhi edhe një vrasje tjetër. Nexhmije Haradini u vra nga ish-pronari i furrës ku ajo kishte punuar për rreth 5 vjet. Pas këtij akti, Arsim Morina bëri vetëvrasje.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, në një prononcim për “Bota sot”.
Një e vrarë dhe një i vetëvrarë në Stanoc të Vushtrrisë. Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje,” ka thënë ai.
Ndërkaq, të martën një tjetër person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë
Kosova sërish është tronditur nga një akt dhune. Pas vrasjeve të fundit në Vushtrri, mbrëmë një tjetër person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Viktima, 62-vjeçari Naser Gashi, mbeti i vrarë pas plagëve të marra, ndërsa i plagosuri tjetër, Miftar Miftari, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e dyshuar të këtij akti, Alban Gashi, dhe aktualisht është në kërkim të tij
Dyshohet se Gashi ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, të cilin policia gjithashtu po e kërkon.
Këto raste kanë ngritur shqetësime te qytetarët sa i përket sigurisë së tyre. Lidhur me këtë çështje, njohësit e çështjeve të sigurisë kanë kërkuar që të bëhen kontrolle më të rrepta mbi armët.
Ish-Nënkoloneli Refki Morina propozon kontrolle më të rrepta dhe dënime të ashpra për armët ilegale