Kosova i vetmi vend në rajon pa vaksina kundër Covid-19

Gazetare: Ajda Shukriu 

Zemaj thotë se janë të gatshëm për nisjen e vaksinimit, nuk tregon se kur do të arrijnë ato

Shumë shtete tashmë kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër Covid 19.

Shqipëria veçse ka vaksinuar disa prej tyre.null

Njëjte ka vepruar edhe Serbia.

Madje një ditë më parë kanë pranuar një kontingjent prej 150 mijë vaksinave.

Këta të fundit madje kanë ndihmuar me vaksina edhe Maqedoninë  e Veriut.

Por, Kosova ende nuk ka arritur ta sigurojë asnjë të tillë.

Ani pse ishte paralajmëruar se në muajin shkurt do të vijnë vaksinat e para një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj në mbledhjen që mbajti këtë të Hënë me Komitetin për Shëndetësisë, tha se ka bërë përpjekje maksimale për ti siguruar ato. 

Ai thotë se ka miratuar  edhe planin për vaksinimin e popullatës,

”Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës anti-covid dhe vaksinimin e popullatës. Puna jonë është transparente dhe e pandalshme.”..

E ky i fundit nuk dha ndonjë përgjigje se kur do të arrijnë ato.

Madje, u largua nga mbledhja pa një konferencë për media, që ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë temë.

Por, ajo që u tha në mbledhje paraprakisht ishte se IKSHPK tashmë ka të gatshme strategjinë e vaksinimit.

Kështu të paktën ka thënë drejtori i këtij institcuioni Naser Ramadani. 

Por qytetarët duket se ndihen të zhgënjyer nga këto vonesa të vaksinave.

Dikush madje mendon që këto të fundit nuk do të arrijnë fare. 

Dozat e para të vaksinave pritet të vinë nga COVAX, ndërsa me to do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë e të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike.