Konfirmohet mutacioni britanik; Shtyhen me 2 javë masat anti-covid

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar se dyshimet e ekspertëve për mutacionin e ri britanik, janë konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Ankara .

Sipas ekspertëve, mostrat e analizuara janë nga personat që kanë udhëtuar jashtë dhe nga ata që janë infektuar për të dytën herë nga Coronavirus-i.

“Sipas 70% të mostrave që kemi ekzaminuar, kanë rezoltuar mutacioni B117, varianti britanik që përmban shenjen 501Y. Shton transmetueshmërinë e virusit. Kjo është realizuar nga metoda PCR me kite e përcaktuara në lidhje me mutacionin”.

Komiteti ka vendosur të shtyhen me dy javë masat parandaluese të përhapjes së Coronavirus-it.

“Kemi vendosur të mbajmë për një periudhë kohore dy javore orën policore 6-20.00, mësimi vijon online, fluturimet direkte me Britaninë mbeten të pezulluar”.

Ministrja ka prezantuar dhe anëtarët e rinj të Komitetit Teknik i Eksperteve.

Profesor Dhimiter Kraja, i cili ka shërbyer si shef i shërbimit infektiv të QSUT,  Profesoreshë Ermira Kola, e cila është specializuar në pediatri.

Gjithashtu pjesë e Komitetit do të jetë dhe Profesor i Asociuar, Alban Ylli, i cili është specializuar në Epidemiologji dhe tashme është pjesë për hartimin e programeve të shëndetësisë.