Komuna e Lipjanit ngushëllon familjen e 7-vjeçarit që vdiq mbrëmë në një aksident

Komuna e Lipjanit ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit që vdiq mbrëmë në një aksident në Lipjan. Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se 7-vjeçari ka ndërruar jetë në fshatin Rusicovc të Lipjanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje.

“E nderuar Familje Sinani. Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetës në mënyrë aksidentale të nxënësit Sefer ( Sadri ) Sinani, nxënës i klasës përgatitore në PNF në Resinoc. Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit në lulen e rinisë. Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë. Pushoftë në parajsë ky engjull i vogël!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ngasësi i veturës A H. 27-vjeçar, është arrestuar mbrëmë lidhur me këtë aksident. /Gazeta Sinjali/