Kjo është Katërkolla, fshati i vogël nga i cili e ka prejardhjen Albin Kurti (Foto)

Zyrtarët e PDK-së e kanë sulmuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në prejardhjen e tij nga një vend i vogël në Mal të Zi, shkruan Periskopi.

Kurti, asnjëherë nuk i është përgjigjur sulmeve të tilla – dhe me të drejtë.

Vladimiri, ose Katërkolla, është një fshat shumë i vogël me vetëm 700 e pak banorë, në jug të Malit të Zi. Sipas statistikave nga shteti fqinj, 99,6 për qind e popullsisë është deklaruar etnikisht shqiptare, dhe e konsiderojnë shqipen si gjuhë amëtare. 99,5  për qind e njerëzve të mbetur në Vladimir i takojnë besimit islam.