Kjo është gjendja e Kadri Veselit pas infektimit me COVID-19

Anëtari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur edhe rreth gjendjes shëndetësore të Kadri Veselit dhe situatës me infektime në partinë e tij.

Hoxhaj ka thënë se kreu i partisë, Kadri Veseli, është në gjendje të mirë shëndetësore, por shton se anëtarët e tjerë të partisë nuk e kanë kaluar lehtë përballjen me COVID-19

Zoti Veseli është shumë mirë, kam fol dje dhe pardje, ka pas simptoma para disa ditësh. Gjendja e tij është stabile, është vetizoluar në shtëpi prej disa ditësh. Disa kolegë në parti kanë pasur më shumë probleme se sa disa deputetë tjerë në PDK”, ka thënë Hoxhaj.

Derisa ka treguar për kolegët që janë infektuar me COVID-19.

Deri më tash është z Veseli, z Kuçi, z Tahiri dhe zonja Eliza Hoxha. Me ta kemi qenë bashkë në Kuvend e në PDK por nuk jemi prekur.Unë kam bërë testin në mars, sepse kam qenë në Nju Jork, Berlin e Paris. Kohët e fundit nuk kam bërë test sepse nuk kam pasur simptoma”, ka shtuar ai./