Kandidatët e LVV-së që pritet të bëhen deputetë si zëvendësues të atyre që do të marrin poste qeveritare

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa do të përfaqësohen me 58 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, por lista e atyre që do të zënë vend në institucione – edhe në organin më të lartë ligjvënës – është edhe më e gjatë.

Lexo Edhe:

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës, reagon bota Islame

Kushtetuta e Kosovës parasheh se mandati i deputetëve që marrin poste në ekzekutiv apo në institucione tjera përfundon dhe se ata mund të zëvendësohen nga kandidatë të tjerë, që ishin në prag të futjes në Kuvend. Të parët që hyjnë si zëvendësues janë ata që janë të parët në listën e atyre që kanë mbetur jashtë, raporton Express.

Më poshtë, lista e 17 kandidatëve për deputetë që pritet të bëhen deputetë posa të formohen institucionet e reja:

  • Shqipe Isufi 7554
  • Enver Haliti 7492
  • Mirsad Shkreta 7366
  • Gramos Agusholli 6737
  • Alban Bajrami 6635
  • Jahja Kokaj 6490
  • Hydajet Hyseni-Kaloshi 6413
  • Ekrem Mustafa 6275
  • Enver Dugolli 6101
  • Halil Thaçi 5922
  • Yllza Hoti 5911
  • Nasuf Bejta 5764
  • Valdet Januzaj 5742
  • Hysamedin Feraj 5555
  • Gresa Bytyqi Kelmendi 5334
  • Hysen Durmishi 5217
  • Mimoza Shala 5006

Lexo Edhe:

62-vjeçarja anëtarësohet në “Për’puthen 40”, thotë se është në kërkim të shpirtit binjak

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme paralmentare që u mbajtën më 14 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 428 mijë e 334 vota, apo 49.95%; Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 mijë e 296 vota, apo 16.90%; Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 110 mijë e 978 vota, apo 12.64%; pas saj është radhitur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 62 mijë e 111 vota apo 7.07%.

Lista e deputetëve të zgjedhur të LVV-së
Lista e deputetëve të zgjedhur të LVV-së