“Je si vaji i Borshit, ekstra i virgjër!” Çfarë ndodhi mes Sindit dhe Julit që plasi debati në studio?

Gjatë ditës së sotme në emision pati shumë debate e diskutime mbi atë çfarë ndodhi në “Prime” dhe jo vetëm. Gjatë kohës që transmetohej takimi mes Sindit dhe Muratit, një koment nga Juli konkurrenti më i ri i emisionit duket se ndezi gjakrat dhe i dha një tjetër rrjedhë ngjarjeve. Juli i tha Sindit se ngjan me vajin e Borshit, ndërsa kjo e fundit u nxeh shumë dhe iu kthye ashpër.

Juli: Ti je si vaji i Borshit, më ka thënë mamaja që je vajzë shumë e mirë.

Sindi: Ça do me thënë me këtë ti, ç’janë këto komente seksiste, a e di se me kë ke të bësh ti më, kujt i flet kështu ti më, mbylle gojën po të them se ta tregoj unë ty.

Juli:Ne e themi në jug këtë se vaji i Borshit është i mirë, dhe ta thashë si kompliment, por ti e more ndryshe.