Ja çfarë tha sot Albin Kurti ne Facebook-in e tij

Keshtu shkruajti Albin Kurti ne faqen zyrtare te saj ne facebook

Sot është 14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës e cila nuk festohet vetëm në Francë por në të gjithë botën për shkak të rëndësisë që bart, si ngjarje historike. Me datë 14 korrik 1789 përplot qytetarë të shpronësuar, të varfër e të bashkuar me punëtorë e ushtarë, kryen një sulm mbi burgun e Bastijës ku po mbaheshin të burgosurit politikë të regjimit monarkik absolutist, për t’i dhënë kështu shkëndijën e parë fundit të feudalizmit në Francë, por edhe në vende të tjera që ndoqën këtë përpjekje për liri.

Është kjo datë që shënon aktin më të lartë të epopesë së modernitetit që edhe sot na kujton se beteja për liri, barazi e solidaritet mes njerëzve të thjeshtë kundër shtypjes, shfrytëzimit dhe padrejtësive të një pakice ndryshon për të mirë kursin dhe rrjedhjën e historisë. Ky revolucion ka frymëzuar e vazhdon ta mbajë lart shpirtin te subjektet progresiste e emancipuese në botë, e që rrezatoi edhe mbi luftën e popullit tonë drejt lirisë. Me këto ideale në mendje, për të cilat Francës i është mirënjohës mbarë njerëzimi, dëshiroj t’i uroj ambasadores franceze në Kosovë dhe gjithë popullit e institucioneve franceze, gëzuar Festën Kombëtare!