Izraeli: Eliminuam komandantin iranian të Quds, i lidhur me Hamasin

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka eliminuar Saeed Izadi, një komandant i forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Në një deklaratë të publikuar ditën e sotme (21 Qershor), Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se Izadi u vra në një sulm ajror në një “strehë të fshehtë në zemër të Iranit, pas një operacioni të gjatë të mbledhjes së inteligjencës.”

Sipas IDF-së, Izadi ishte përgjegjës për koordinimin ushtarak ndërmjet komandantëve të lartë të IRGC-së dhe regjimit iranian me figura kyçe të organizatës Hamas.

Izadi ndodhej nën sanksione nga SHBA-ja, ndërsa qeveria britanike e identifikon si drejtuesin e degës së Palestinës brenda forcës Quds.

Më herët gjatë ditës së shtunë, media shtetërore iraniane raportoi për një sulm ndaj një ndërtese banimi në qytetin Qom të Iranit qe“Dora e gjatë e Izraelit do të arrijë çdo armik”, shkroi Katz në rrjetet sociale.

Që nga 7 tetori, zyrtarët izraelitë kanë theksuar vazhdimisht lidhjet mes Hamasit dhe Iranit.

Megjithëse SHBA-të ka thënë se Irani nuk kishte dijeni paraprake për sulmin dhe nuk ka prova të drejtpërdrejta për përfshirjen e tij në planifikim, si Izraeli ashtu edhe Uashingtoni e kanë fajësuar Teheranin për mbështetjen e gjatë që i ka dhënë Hamasit.ndror, ku dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

Çfarë është Forca Quds?

Forca Quds (Jeruzalemi) është krahu i Gardës Revolucionare që operon jashtë territorit iranian dhe ka për detyrë bashkëpunimin me grupe aleate si Hezbollah dhe Hamas.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e përshkroi operacionin si “një arritje e madhe për inteligjencën izraelite dhe forcat ajrore,” duke akuzuar Izadin për përfshirje në planifikimin e sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.

Nga rubrika

Back to top button