“Ishte shumë i dehur”- Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy motrat në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar Kevin Norrën, 23 vjeç, të riun që dyshohet si shkaktari i aksidentit të rëndë të mbrëmjes së së dielës, ku humbën jetën dy motrat nga fshati Kopaçez i Delvinës, Ela dhe Rezi Dhimaku.

Siç raporton Euronews Albania, 23-vjeçari nga Gjirokastra, po drejtonte një automjet tip “Audi” në gjendje të dehur, kur u fut në parakalim të gabuar dhe u përplas ballë për ballë me mjetin tip “Lancia”, në vendin e njohur si “Pularia”, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.

Nga testi i alkoolit, ai rezultoi me një nivel shumë të lartë alkooli në gjak.

Nga rubrika

Back to top button