Interesim i madh tek të moshuarit për të marrë vaksinën antiCOVID-19 te salla “1 Tetori”

Në sallën “1 Tetori” është duke vazhduar vaksinimi antiCOVID-19 i profesionistëve shëndetësor të kujdesit primar.

Drita Peqani-Gashi doktoreshe familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF), në Prishtinë pasi përfundoi procesin e vaksinimit tha se kaloi mirë dhe ky vaksinim po ndodh sikur çdo proces tjetër i vaksinimit.

Ajo tha se do ta marrë edhe dozën e dytë të vaksinës dhe se për këtë do informohet me kohë.

Edhe të moshuar të shumta janë ata qe po vijën në sallën “1 Tetori” për t’u interesuar rreth vaksinës.

Mirëpo pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk po i lejojnë të hyjnë brenda duke iu thënë se duhet të aplikojnë vetëm përmes platformës online.