Instagram-i nxjerr funksionin e ri të parandalimit

Media sociale, Instagram, po krijon një veçori që do të ndihmojë në parandalimin e përdoruesve për të parë mesazhe abuzive nëpërmjet filtrimit të fjalëve, frazave dhe emoji-ve fyese në aplikacion.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se së bashku me filtrin për mesazhet e drejtpërdrejta abuzive, Instagram-i ka njoftuar se do ta bëjë më të vështirë për njerëzit e bllokuar nga përdoruesit të anashkalojnë dhe t’i kontaktojnë ata përmes llogarive të reja.

Pjesë e përpjekjeve të Instagram-it është edhe trajtimi i gjuhës së urrejtjes dhe abuzimit në internet për aq kohë sa platforma ka një shumësi të përdoruesve të rinj dhe adoleshentë.

Lidhur me filtrin e ri, ai mund të aktivizohet në cilësimet e privatësisë dhe mund të personalizohet nga përdoruesit për të përfshirë fjalë, fraza apo emoji, të cilat dëshirojnë t’i bllokojnë. Gjithashtu edhe për të shmangur marrjen e kërkesave të tyre për mesazhe.

Sipas Reuters, ekziston edhe mundësia që përdoruesit të përdorin lirinë e tyre të veprimit për të raportuar, fshirë apo hapur mesazhe. Ato do të radhiten më pas në një dosje të fshehur të kërkesave në aplikacion.

Kompania ka bërë me dije se veçoria e re do të jetë e disponueshme në disa vende gjatë javëve të ardhshme. Gjithsesi, brenda disa javëve të gjithë përdoruesit do të përfitojnë nga opsioni i zgjeruar i bllokimit në mënyrë tërësore i llogarive të padëshiruara për të penguar kontaktin me ta.