Gjatë ditës ka vdekur edhe një person i tretë nga Komuna e Gjilanit duke çuar në 131 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Në QKUK është shtuar numri i të infektuarve me COVID-19 e një pjesë e tyre janë edhe punëtor shëndetësor kështu duke zvogëluar numrin e stafit.
Një infermiere ka publikuar një fotografi teksa shihen stafi mjekësor të lodhur nga kujdestaria dhe fluksi i madh i punës.
Shkrimi i plotë:
Kujdestari me Covid, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli paaak kohë me u ul por të lodhur e të dërrmuar, ankesa pa ndal, paciente të përkeqësuar, 3 exitusa (të vdekur), punë shumë, staf pak dhe kushte aspak te favorshme per punë, por DUHET me i’a dal . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN, edhe ne jemi femije e nana të dikujt.
peace✌ #COVID19 #nightshift
Fitore Azemi, infermiere Pulmologji, QKUK
