Infektohet me koronavirus edhe një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se është infektuar me virusin COVID-19.

Shkumbin Gashi, deputeti i LDK-së tha se nga e hëna është vetizoluar me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Deputeti tha se pasi që ka rezultuar pozitiv, po vazhdon të qëndrojë në vetizolim por që nuk ka ndonjë simptomë të virusit.

Shkumbin Gashi shkruajti :

Të dashur miq e familjar,
ju njoftoj se qe nga e Hena jam veteizolur me qellim te parandalimit te perhapjes se virusit pasi qe kam dyshuar pas disa kontakteve qe kam pasur. Dhe jo qe kam pasur ndonje shenje apo simptome te virusit.
Pasi qe kam rezultuar Pozitiv, vazhdoj te jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te ketije virusi tinzar.

BENI KUJDES, JO PANIKE!
Mbani MASKA ✌️