HOXHAJ: VETËM PDK ËSHTË SHTYLLA E STABILITETIT PËR KOSOVËN

Njëzetë e katër orë pas dorëheqjes së Kadri Veselit nga posti i Kryetarit të PDK-së dhe shkuarjes së tij në Hagë për t’u përballur me gjyqin e Gjykatës Speciale, në Partinë Demokratike të Kosovës pati shfaqjen e parë publike ushtruesi i detyrës së shefit të ri në këtë subjekt politik.

Enver Hoxhaj tha se kjo detyrë s’do jetë aspak e lehtë, përderisa e quajti periudhën e tanishme si fortë të rëndë për shtetin e Kosovës.

Ndërsa sa për zhvillimet politike pas ‘dridhjeve’ që shkaktoi Specialja, Hoxhaj nuk dha përgjigje të prerë në lidhje me atë nëse ata do mbeten në opozitë, do hyjnë në koalicionin aktual apo do shkojnë drejt opsionit për zgjedhje të reja.