Hoti në fushatë elektorale “kërcënon” Kurtin: Nuk do ta kursejmë askënd

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kërcënoi në fushatë elektorale se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kursejë asnjë kandidat për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti e bëri këtë si përgjigje ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u shpreh sot se shiu në Kosovë i nxori në pah dështimet e qeverisjes së keqe 20-vjeçare.

Ai paralajmëroi se do të fillojnë hetimet ndaj ndërtuesve të rrugës, pronarëve të gurthyesve, inspektorët e mbikëqyrësit, si dhe për të gjithë politikanët që kanë kurdisur tenderë e konkurse.

“Ne nuk do ta kursejmë askënd në këtë fushatë. Nuk do të lejomë që njerëzve t’u shpërlahet truri. Kosova që tre ditë përballet me vërshime, Kurti në vend se të kërkojë angazhim nga qeveria, ai del dhe kërcënon se me prokurorë do të angazhohet se diku një rrugë apo një gardh nuk është ndërtuar mirë. Ai flet për këto gjëra në kohën kur njerëzit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne duhet të bëjmë çdo që të pamundësojmë këtë model të qeverisjes”, ka thënë Hoti në Drenas.

Ai ka vlerësuar se në kohën e qeverisjes së tij, është menaxhuar me sukses edhe situata me pandeminë./Gazeta Sinjali