Hoti në Bruksel takon Komisionerin për Zgjerim, ia përmend vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tema kryesore në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave, ndërkaq kryeministri Hoti ka thënë se ky proces duhet të përmbyllet urgjentisht, raporton Gazeta Express.

Temë kryesore e këtij takimi ishte procesi i liberalizimit të vizave. Kryeministri Hoti ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Hoti

Në takim, po ashtu, është biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe projektet e mëdha infrastrukturore.

“Kryeministri Hoti ka takuar për të dytën herë brenda pak ditësh Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, si dhe për procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas përballjes me pandeminë Covid-19, duke përfshirë këtu edhe bisedën për projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë pjesë e pakos së rimëkëmbje

Në këtë takim u fol edhe për nevojën për strategji dhe protokolle të përbashkëta regjionale e evropiane për luftimin e pandemisë, ndërsa z. Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se Kosova si pjesë e kontinentin është dhe do të jetë pjesë e kësaj strategjie”, thuhet tutje në njoftim.