Hoti: I kam sanuar problemet e shkaktuara nga Kurti

Kryeministri Avdullah Hoti është i bindur që në kohën e qeverisjes së tij ka arritur siç thotë të sanojë të gjitha dëmet që i bëri Kosovës qeveria paraprake në raport me partnerët ndërkombëtar.

Hoti thotë se ai ka komunikim të vazhdueshëm me të gjithë mbështetësit e vendit

Unë sot kam komunikime të rregullta me Shtëpinë e Bardhë, me kabinetin e kancelares Angela Merkel, me kabinetin e Macron dhe me Brukselin gjithashtu”, tha Hoti duke folur në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Hoti theksoi se në qeverisjen e tij gjithashtu rinisi procesi i dialogut. Për këtë, ai tha se është plotësisht i hapur ndaj opozitës për zhvillimet në Bruksel dhe Washington.