Hoti: Do të përkujdesemi të mos kemi dialog teknik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se do të përkjdesen që dialogu me Serbinë të mos rrëshqasë në nivel teknik.

“E informova presidentin për veprimet nga samiti i Parisit dhe takime të tjera. Sot do të raportoj edhe në Kuvend në detaje për zhvillimin e procesit. E falenderoj për mirëkuptimin që e ka pasur për kordinatorin shtetëror. Ne do të përkujdesemi që në asnjë moment dialogu të mos rrëshqasë në atë teknik”, tha ai.

Hoti shtoi se procesi i dialogut është proces politik dhe  se nuk është tenik.

“Nuk është proces që kryhet me një person dhe nuk është proces që kryhet prapa perdeve. Unë ju garantoj që do të ketë transparencë”, tha ai.null

Kryeministri ka shtuar se shpreson që procesi të përmbyllet shpejt.

“Mendoj që është një momentum shumë i mirë sepse kemi vëmdenjen e BE-së dhe ShBA-ve dhe shpresoj që në muajt e ardhshëm do të përmbyllet ky proces”, tha ai.“Diskutuam për aktivitetet për menaxhimin e situatës, e informova për veprimet me MSh-në dhe strategjinë që jemi duke e ndërtu. Më vjenë mirë që kuvendi dje i ka miratuar marrëveshjet ndërkombtare” shtoi ai.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit në zyrën e tij me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se për vendin dhe shoqerinë është me rëndësi qe bashkëpunimi ndërinsitucional të jetë efetiv