Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri po e cilëson si katastrofal menaxhimin e pandemisë nga kryeministri Avdullah Hoti. Haziri ka folur shkurt mbrëmë në një përgjigje për Gazetën Express, por shpërthimin e kishte dy ditë më herët kur kishte thënë se nuk është kryetar që i numëron të vdekurit.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri në vazhdimësi ka kritikuar qasjen e qeverisë Hoti karshi situatës me koronavirus në vend.
Haziri thotë se masat e qeverisë nuk janë në koordinim me komunat dhe kryetarët janë ngarkuar me detyra për të cilat nuk kanë kapacitete.
I pari i komunës së Gjilanit në një përgjigje për Express është shprehur aspak i kënaqur me qeverinë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku Avdullah Hoti.
“Katastrofal”, është përgjigjur shkurt Haziri në pyetjen se si e vlerëson punën e qeverisë Hoti në menaxhimin e pandemisë.