Haziri: Albin Kurti prishi raportet me SHBA’në, u fokusua tek BE’ja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti prishi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u fokusua te Bashkimi Evropian.

Ai në DESKU-n e KTV-së ka thënë se riparimi i marrëdhënieve me BE-në, la anash raportet me SHBA-në dhe filloi distancimi me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.

Riparimi i këtyre marrëveshjeve dhe këtij dëmi shumë shpejtë me evropianët në veçanti, i la anash dhe filloi një distancimi me emisarin Grenell. Kjo është e vërteta e madhe. Duke qenë një nga njerëzit që nga brenda ka punuar për ndërtimin e këtij uniteti politik jam munduar ta ruaj këtë raport deri në fund”, ka thënë ai.

Sipas tij, Grenell erdhi me ofertë ekonomike, për të cilën thotë se ka pasur parashikim ekonomik dhe masa ekonomike të planifikuara