HARADINAJ: SULMI NDAJ GAZETARIT KAJTAZI LAJM I KEQ PËR VENDIN

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si lajm të keq për vendin sulin e dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, njofton Insajderi.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj, e ka thënë se “organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues”.

Më pas Haradinaj, është shprehur se “ata që qëndrojnë mbrapa sulmeve të tilla kanë e që kanë për qëllim që Kosovën ta paraqesin si vend të pa sigurt ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin”./Insajderi.com