Haradinaj: Konjufca qëllimshëm zhbëri diplomacinë në Hagë, në prag të aktakuzave ndaj krerëve të UÇK’së

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se ish-zëvendësi i tij Glauk Konjufca ka defunksionalizuar qëllimisht shërbimin e jashtëm në Hagë, në pragë të aktakuzave të Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj-Stublla, ka reaguar me ashpërsi ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, ajo ka numëruar shumë prej dështimeve të ish-Qeverisë Kurti në diplomacinë e jashtme.

“E dini shumë mirë, çfarë vendime arbitrare ka marrë në kohën sa ka qenë i shkarkum. Keni defuksionalizu shërbimin e jashtëm në Hagë, në prag të akuzave të Speciales. E keni listën se kë e keni tërhjekë nga misioni jonë në Hagë”, ka thënë ministrja, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Qeveria Kurti ka dëmtuar në masë të madhe misionet e jashtme.

“Na kujtohen deputetë këtu që na kanë uru njohje nga Xhamajka. Ju kujtohet me Xhamajka, era e ndryshimit. E keni hedh idenë për korridorin në Adriatik për Serbinë. Qeveria Kurti. Çnjohja e Sierra Leonet. E keni sjell në nivelin ma të ulet raportin me SHBA. Keni pranu teste nga Serbia. Ju kujtohet edhe kjo. Keni defunksionalizu shërbimin e jashtëm. E dini shumë mirë, çfarë vendime arbitrare ka marrë në kohën sa ka qenë i shkarkum. Keni defuksionalizu shërbimin e jashtëm në Hagë, në prag të akuzave të Speciales. E keni listën se kë e keni tërhjekë nga misioni jonë në Hagë”, ka thënë ministrja.//gazetametro.net