Haradinaj flet për mundësin që të bëhet President

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka lënë të hapur mundësinë që të të shqyrtojë propozimin për President të Kosoves

I pyetur nëse do e merrte në konsideratë një propozim për t’u bërë president në rast se konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, Haradinaj e la të hapur mundësinë që të shqyrtojë propozimin.

“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj në një intervistë për Çim Peka