HAMZA: PDK DO TË VOTOJ BUXHETIN, PËR TË SHPËTUAR SHTETIN DHE QYTETARËT

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, than ë seancën plenare ku po diskutohet rishikimi I buxhetit të shtetit se PDK do të votoj pro buxhetit, për të shpëtuar shtetin, qytetarët dhe bizneset nga kolapsi financiar ku e futi qeveria e kaluar e ALbin Kurtit e pastaj e vazhdoi qeveria aktuale e Avdullah Hotit.

Hamza tha se që nga fillimi I pandemisë, menaxhimi I Qeverisë me buxhetin ka qenë tepër I dobët dhe e ka dëmtuar shumë shtetin dhe qytetarët.

Ai kujtoi seancën e Kuvendit kur Qeveria Kurti e kishte sjellur ligjin për buxhetin në muajin mars, në pandemi, natën vonë dhe pa e ftuar fare opozitën, duke improvizuar një buxhet që futi vendin në kolaps dhe nuk ndihmoi as bizneset e as qytetarët

Ish-ministri I Financave Bedri Hamza tha se PDK në mes pandemie doli me propozime konkrete për të miratuar një pako të rimëkëmbjes e cila do të ndihmonte të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe bizneset, por siç tha ai, inatet politike të koalicionit të atëhershëm VV-LDK nuk e mbështetën duke vazhduar dëmtimin e bizneseve dhe qytetarëve.

Hamza tha se duke marrë për bazë nevojat emergjente të qytetarëve dhe sektorit privat, PDK do ta votojë ligjin e buxhetit pa kushte dhe për të dhënë shembull se edhe nga opozita mund të ndihmohen qytetarët dhe sektori privat