Haliti kritikon Kryeministrin Hotin, forumin e quan lojë: Të raportojë çfarë bisedoi me Vucic

Ish-deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kritikuar mbledhjen e Kryeministrit Hoti me liderët politikë të cilën e kanë kundërshtuar PDK’ja dhe Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Haliti i ka thënë Hotit të mos merret me lojra, si në rastin me forumin, por të raportojë në Kuvend se çfarë bisedoi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vucic.

“Z. Hoti, raporto në Qeveri e Kuvend për atë që biseduat me Vuçiqin në Bruksel. Kjo është detyra e juaj dhe obligimi i juaj kushtetues. Njoftoje edhe Presidentin”, ka shkruar Haliti në Facebook

Ky është shkrimi i plotë:

Z. Hoti, a mund ta sqaroni se çfarë është “Furumi i liderëve”? Kur është formuar dhe nga kush? Cilat janë kopetencat e këtij “kuazi forumi”? A është kushtetues? Ky “forum” a ka status institucional e Kushtetues? Si caktohet statusi i liderit që merrë pjesë në mbledhjet e këtij “forumi”? A është miratuar ky organ qesharak nga Kuvendi i Kosovës? Apo jeni i interesuar ta përjashtoni sovranin e të merreni me “pronarin”, me falni me “pronarët” e partive politike që deputetët e partive të veta i kanë vetëm si makineri votimi.
Z. Hoti, raporto në Qeveri e Kuvend për atë që biseduat me Vuçiqin në Bruksel. Kjo është detyra e juaj dhe obligimi i juaj kushtetues. Njoftoje edhe Presidentin.
E me kryetarët e partive është mirë të bisedoni për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe ta përgatitni atë.
Besoj që e dini që BE, SHBA dhe Britania e Madhe, kanë insistuar dhe insistojnë që të bëhet ligji i ri zgjedhor./gazeatmetro.net