HAKI ABAZI PËR QEVERINË HOTI: JANË NJË GRUMBULL I QYQARËVE

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimit të masave të reja shtrënguese për luftimin e përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me rritje të rasteve të reja.

Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se Qeveria Hoti është ilegjitime dhe se me paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është vënë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte kërkuar një gjë të tillë në muajin mars.