Gjykata vendos zyrtarisht për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

Një gjykatë në Turqi ka vendosur që zyrtarisht të arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, mbi akuzat për korrupsion dhe lidhje me grupe terroriste, raporton “Al Jazeera”.
Gjykata tha se Imamgolu dhe të paktën 20 tjerë janë burgosur si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Prokurorët të dielën kishin kërkuar që kryebashkiaku i Stambollit, që gjendej në ndalim, të arrestohet zyrtarisht, raporton agjencia “AP”.
Policia kishte marrë në pyetje Imamoglun rreth pesë orë të shtunën si pjesë e hetimeve se ka ndihmuar grupin terrorist Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Të premten ishte marrë në pyetje për katër orë lidhur me akuzat për korrupsion. Kryebashkiaku i ka mohuar gjitha akuzat.
Ai më pas u dërgua në sallën e gjyqit ku u mor në pyetje nga prokurorët. Është në mesin e afro 100 të ndaluarve.
Për katër netët e fundit, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë anembanë Turqisë në demonstrata kryesisht paqësore



